Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

ShBA - Trump nënshkruan rregulloren e re për kufizimin e vizave

Shtëpia e Bardhë ka bërë një deklaratë me shkrim në lidhje me rregulloren e re të Trumpit për vizat.

ShBA - Trump nënshkruan rregulloren e re për kufizimin e vizave

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar rregulloren e cila sjell kufizimet e reja të vizave për 3 muaj ndaj qytetarëve të 6 vendeve me shumicë popullsie myslimane.

Shtëpia e Bardhë ka bërë një deklaratë me shkrim në lidhje me rregulloren e re të Trumpit për vizat, ku theksohet se vendet për të cilat janë vendosur kufizime të vizave janë Irani, Siria, Somalia, Sudani, Jemeni dhe Libia.

Bëhet e ditur se rregulloret e nënshkruara më parë nga Trump kishin hyrë menjëherë në fuqi, ndërsa dekretet e reja të nënshkruara do të hyjnë në fuqi që nga 16 marsi, ku dhe kështu do të mund të parandalohen konfuzionet e mundshme.

Gjithashtu ka tërhequr vëmendjen se Iraku, i cili ka qenë i përfshirë në dekretin e nënshkruar më parë, nuk është përfshirë në dekretin e ri. Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë është theksuar se qytetarët që do kryejnë aplikime për viza do ti nënshtrohen hetimit nga SHBA-ja në bashkëpunim me qeverinë e Irakut.

Nga rregullorja e re gjithashtu nuk do të preken personat posedues të “Green Card” që kanë të drejtën ligjore për lejeqëndrim në SHBA si dhe personat që aktualisht kanë një vizë amerikane.

Në dekretin e ri ka tërhequr vëmendjen edhe sjellja e rregullave të reja në lidhje me refugjatët e pranuar në SHBA, ku me hyrjen në zbatim të dekretit të ri bëhet e ditur se SHBA-të nuk do të pranojnë refugjatë nga asnjë vend për një afat 120 ditë.



Lajme të ngjashme