ShBA të angazhuara për mbrojtjen e Koresë së Jugut dhe Japonisë

Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sot angazhimin e plotë të SHBA-së për sigurinë e Japonisë dhe Koresë së Jugut.

ShBA të angazhuara për mbrojtjen e Koresë së Jugut dhe Japonisë

Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sot angazhimin e plotë të SHBA-së për sigurinë e Japonisë dhe Koresë së Jugut, sipas një komunikate të Shtëpisë së Bardhë.

“Presidenti Trump insistoi për angazhimin e plotë të SHBA-së në krahë të Japonisë dhe Koresë së Jugut përballë kërcënimit serioz nga Koreja e Veriut”, theksohet në këtë komunikatë, disa orë pas testeve me raketa balistike nga ana e regjimit të Phenianit.

“Ai insistoi mbi faktin që administrata e tij po merr masa për të përmirësuar edhe më mirë aftësinë për t’u mbrojtur dhe për të neutralizuar raketat balistike koreanoveriore duke përdorur kapacitetet e plota ushtarake të SHBA-së”, shton ky dokument.

Pas këtyre katër testeve koreanoveruore të hënën në mëngjes, Presidenti Trump bisedoi në telefon me Kryeministrin japonez, Shinzo Abe dhe Presidentin koreanojugor të përkohshëm, Hwang Kyo-Ahn.



Lajme të ngjashme