ShBA paralajmërojnë Izraelin në lidhje me Bregun Perëndimor

"Në qoftë se Izraeli anekson Bregun Perëndimor, të cilin e mban të okupuar, atëherë do të ketë krizë me administratën e Donald Trump", thuhet në mesazhin e dërguar nga Shtëpia e Bardhë.

ShBA paralajmërojnë Izraelin në lidhje me Bregun Perëndimor

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Avidgor Lieberman tha se ka marrë një mesazh direkt nga SHBA-të në të cilin thuhet se "Në qoftë se Izraeli anekson Bregun Perëndimor, të cilin e mban të okupuar, atëherë do të ketë krizë me administratën e Donald Trump".

Sipas një lajmi në radion izraelite, Lieberman, duke folur në hapjen e mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje në Parlamentit izraelit (Knesset), ka rikujtuar se disa deputetë izraelitë kanë bërë thirrje për aneksimin e Bregut Perëndimor. Megjithatë, ai ka shtuar se "qeveria duhet të shpalosë haptazi se nuk ka një qëllim të tillë".

Izraeli mban të okupuar Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor prej vitit 1967 e këtej.

Prania e Izraelit me afërsisht 400 mijë kolon hebre që jetojnë në mënyrë ilegale në Bregun Perëndimor dhe me 200 mijë kolon në Jerusalemin Lindor, nga shoqëria ndërkombëtare perceptohet si pushtim.

Izraeli prej vitit 2006 e këtej mban të rrethuar Rripin e Gazës dhe në këtë mënyrë shkakton krizë humanitare.



Lajme të ngjashme