Kore e Veriut - Testet balistike të kryera për të goditur bazat amerikane

Korea e Veriut deklaroi se testet me predha balistike janë kryer për të goditur bazat amerikane në Japoni.

Kore e Veriut - Testet balistike të kryera për të goditur bazat amerikane

Koreja e Veriut deklaroi sot se testet me predha balistike ishin një ushtrim që synonte goditjen e bazave amerikane në Japoni, ndërkohë që reagimet ndaj regjimit vijnë nga e gjithë bota.

Tre nga predhat e lëshuara dje në mëngjes kanë rënë rrezikshëm pranë Japonisë, në zonën e saj ekskluzive ekonomike, dhe përbëjnë një sfidë të re për komunitetin ndërkombëtar dhe Presidentin amerikan Donald Trump.

Ky i fundit ka theksuar gjatë një bisede telefonike angazhimin e plotë të vendit të tij në krahë të aleatëve japonezë dhe koreanojugorë, sipas një komunikate të Shtëpisë së Bardhë.

Këshilli i Sigurimit në OKB do të mblidhet nesër me kërkesë të Tokios dhe Uashingtonit për të diskutuar për çështjen.



Lajme të ngjashme