Siri - Numri i civilëve të vrarë në 2 ditët e fundit doli në 42

Sulmet e forcave të Esadit përqendrohen në kryeqytetin Damask dhe rrethinë.

Siri - Numri i civilëve të vrarë në 2 ditët e fundit doli në 42

Ndërkohë që në Siri regjimi i Esadit ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj zonave të kontrolluara nga ana e opozitarëve, në dy ditët e fundit janë vrarë me dhjetëra civilë.

Sulmet e forcave të Esadit përqendrohen në kryeqytetin Damask dhe rrethinë.

Avionët luftarak të regjimit si objektiv të sulmeve marrin zonat Kabun, Tishrin, Berze, Guta Lindore, Haresta, Duma, Sakba dhe Arbin.

Ndërkaq në sulmet ajrore të ndërmarra në prefekturën Idlib që ndodhet në kufirin me Turqinë, janë plagosur mbi 20 civilë.

Në këtë zonë, e cila u godit sërish gjatë punimeve të kërkim-shpëtimit, u plagosën edhe punonjësit e mbrojtjes civile.

Mësohet se si objektiv i sulmeve janë zonat Sermanije, Ishtebirak, Xhisru sh-Shugur dhe rrethina e Idlibit, Han Shejbun, Serakib, Tel As dhe Kefer Xharis, ndërsa në zonën e Hamas në objektiv janë zonat Latavne, Tajibetu-l Imam, Latmin, Tel Havash, Akreb dhe Harap Nefse.

Ndërkaq forcat e regjimit ndërmarrin sulme edhe ndaj zonave Anadan, Hrejtan, Hajjan, Han el-Asel, Rashidin dhe Han Tuman të Halepit.

Organizata për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut në Siri në një deklaratë të bërë me shkrim në orët e vona të mbrëmjes bën të ditur se numri i civilëve të vrarë në dy ditët e fundit doli në 42.

Edhe lagjja Vaer e Humusit, e cila ndodhet nën rrethim, u bombardua dje nga forcat ajrore të regjimit dhe në këtë sulm kanë humbur jetën 2 civilë.



Lajme të ngjashme