SHBA – Trump i kërkon Kongresit të hetojë për me përgjime të mundshme ndaj tij

Presidenti i SBA-së, Donald Trump, i kërkoi të dielën Kongresin të hetojë lidhur me përgjime të mundshme telefonike të ndërmarra ndaj personit të tij nga ish-presidenti Barack Obama, përpara zgjedhjeve presidencialeve të 8 nëntorit 2016...

SHBA – Trump i kërkon Kongresit të hetojë për me përgjime të mundshme ndaj tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i kërkoi të dielën Kongresin të hetojë lidhur me përgjime të mundshme telefonike të ndërmarra ndaj personit të tij nga ish-presidenti Barack Obama, përpara zgjedhjeve presidencialeve të 8 nëntorit 2016.

“Presidenti Trump u kërkoi komisioneve të Kongresit për zbulimin, që, në kuadrin e hetimeve rreth aktivitetit të Rusisë, të ushtrojnë autoritetin e tyre mbikëqyrës për të përcaktuar nëse janë tejkaluar kompetencat hetimore të krahut ekzekutiv në vitin 2016”, bëri të ditur Sean Spicer, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë në një komunikatë.

Donald Trump hodhi të shtunën një bombë politike duke akuzuar pararendësin e tij se e kishte vënë nën përgjim përpara zgjedhjeve amerikane të 8 nëntorit, gjë që është përgënjestruar kategorikishtuar nga rrethi i ish-presidentit.

“E neveritshme! Sapo zbulova se ish-presidenti Obama kishte vënë nën përgjim linjat e mia telefonike në Kullën Trump deri para fitores sime”, ka shkruar Trump në një seri mesazhesh në “Twetter”, duke e cilësuar ish-presidentin demokrat si nje person që synon të dëmtojë të tjerët (ose të sëmurë)”. Por Trump nuk dha asnjë detaj dhe asnjë provë që do të mbështeste këtë deklaratë.

Ky është sulmi më i ashpër kundër pararendësit të tij që prej marrjes zyrtarisht të detyrës më 20 janar.

“As ish-presidenti Obama, as ndonjë zyrtar i Shtëpisë së Bardhë nuk ka urdhëruar ndonjëherë mbikëqyrjen e ndonjë qytetari amerikan”, ka deklaruar Kevin Lewis, zëdhënës i ish-presidentit Barack Obama në një komunikatë në mesditë.

“Çdo sugjerim për të kundërtën është thjesht një gënjeshtër. Një rregull i artë i administratës Obama ishte se asnjë zyrtar i Shtëpisë së Bardhë nuk duhej të ndërhynte me ndonjë hetim të pavarur të ndërmarrë nga Departamenti i Drejtësisë”, ka theksuar Lewis.



Lajme të ngjashme