Sekretari amerikan i Drejtësisë akuzohet për fshehje të kontakteve me Moskën

Pas zbulimeve të së përditshmes “The Washington Post” për kontakte me Rusinë, sekretari amerikan i Drejtësisë, Jeff Sessions, një anëtar i ri i ekipit të Presidentit Donald Trump, është rrethuar nga kritikat e demokratëve...

Sekretari amerikan i Drejtësisë akuzohet për fshehje të kontakteve me Moskën

Pas zbulimeve të së përditshmes “The Washington Post” për kontakte me Rusinë, sekretari amerikan i Drejtësisë, Jeff Sessions, një anëtar i ri i ekipit të Presidentit Donald Trump, është rrethuar nga kritikat e demokratëve.

Këto zbulime hedhin hije dyshimi mbi administratën republikane të Presidentit Trump, që ka përgënjeshtruar disa herë lidhjet e veçanta me Rusinë gjatë fushatës zgjedhore 2016.

Moska është akuzuar për ndërhyrje në procesin e emërimit të presidentit amerikan.

E përditshmja “The Washington Post” njoftoi të mërkurën në mbrëmje se Jeff Sessions, ish-senator, që kishte këshilluar gjatë fushatës Trumpin për politikën e jashtme dhe çështje të tjera, ishte takuar në korrik dhe shtator me ambasadorin rus në Uashington, Sergey Kisliak.

Por Sessions kishte deklaruar gjatë betimit para Senatit në janar për t'u konfirmuar në funskionet e tij se nuk kishte kontakte me rusët.

Në muajin shkurt, Michael Flynn, këshilltar i Donald Trump për sigurinë kombëtare, dha dorëheqjen pas zbulimeve për bisedimet, që kishte pasur me ambasadorin rus në Uashington, ndërkohë që Barack Obama ishte president.



Lajme të ngjashme