Fokus – Pesë pista për të konsoliduar Bashkimin Evropian pas Brexit-it

Ekzekutivi evropian prezantoi të mërkurën 5 skenarë për debat mbi drejtimin, që duhet të marrë Bashkimin Evropian pas largimit të Britanisë së Madhe, si dhe për të konsoliduar unitetin e tij...

Fokus – Pesë pista për të konsoliduar Bashkimin Evropian pas Brexit-it

Ekzekutivi evropian prezantoi të mërkurën 5 skenarë për debat mbi drejtimin, që duhet të marrë Bashkimin Evropian pas largimit të Britanisë së Madhe, si dhe për të konsoliduar unitetin e tij.

Këto opsione, shpeshherë plotësuese, janë konsideruar nga Brukseli si bazë për reflektim.

Ato do t’u vijnë në ndihmë 27 shteteve anëtare për të vendosur cilin drejtim duan të marrin pas largimit të Britanisë së Madhe, i pritur në pranverën e 2019-s.

– Të vazhdosh siç ishte parashikuar-

Si sot, prioriteti i BE-së mbetet për t’u përqëndruar në disa reforma, në lidhje me punësimin dhe investimet, edhe pse progrese janë shënuar në fushën e bashkëpunimit për imigracionin apo në fushën e mbrojtjes. Zona euro mbetet në statuskuonë aktuale.

– Të përqëndrohesh te tregu i përbashkët –

BE-ja me 27 vende është reduktuar dhe rifokusuar në tregun e përbashkët dhe disa avantazhe janë pezulluar, çka do të komplikonte lëvizjen e qytetarëve evropianë për shkak të rikthimit të kontrolleve në kufij, kërkimi i vendeve të punës në Evropë apo transferimi i të drejtave për pension nga një vend në një tjetër.

– Evropa me disa shpejtësi-

Shtetet më proaktivë mund të ecin përpara duke vendosur të bashkëpunojnë më tepër në çështje si mbrojtja, siguria e brendshme dhe terrorizmi, harmonizimi financiar apo çështjet sociale, pa pritur që tërësia e 27 shteteve anëtare të japë dakordësinë e saj.

Kjo do të mundësonte për shembull për të shkëmbyer në kohë reale informacione mes policive dhe gjyqtarëve të disa shteteve evropiane, por vendimmarrja brenda BE-së rrezikon të bëhet më komplekse..

-Të bësh më pak, por më mirë –

Të përqëndrohesh në fusha shumë të veçanta, të tilla si diplomacia, komunikacioni apo menaxhimi i përbashkët i kufijve të BE, dhe për të mos nxjerrë ligje në emër të shumicës, kryesisht për çështjet e jetës së përditshme, kjo qasje e re duhet t’i përgjigjet kritikave të një Unioni mjaft burokratik dhe pushtues.

– Më tepër federalizëm –

Të 27 vendosën për të ndarë më shumë pushtet, burime dhe vendimmarrje në të gjitha fushat (zona euro, çështje të jashtme dhe të mbrojtjes, emigracion, energji, mjedis etj.)

Por, paralajmëron Komisioni, "disa pjesë të shoqërisë vlerësojnë se BE-ja dëshmon mungesë legjitimiteti" apo se "ka monopolizuar më shumë pushtet në dëm të autoriteteve kombëtare, që rrezikojnë të shkëputen edhe më tepër në rast të integrimit të mëtejshëm evropian".



Lajme të ngjashme