Sërish konflike në vijën e frontit në Malësinë e Karabakut të Azerbajxhanit

Një ushtar i Azerbajxhanit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat e ushtarëve të Armenisë të cilët kanë hapur zjarr në drejtim të trupave azere.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit, ushtari ishte plagosur gjatë një provokimi të ushtrisë armene ndërsa ndërroi jetë në spital.

Ndërkohë që zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes i shprehin ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të dëshmorit, ata nuk dhanë detaje në lidhje me detajet e konfliktit në vijën e frontit.

Si pasojë e sulmeve të ushtrisë armene edhe dje kanë rënë dëshmorë 5 ushtarë të Azerbajxhanit.  

Malësia e Karabakut është rajon në Azerbajxhan që më 6 janar të vitit 1992 njëanshëm shpalli pavarësinë. Pjesa më e madhe e banorëve janë armenë që konsiderojnë se duhet të jetë pjesë e Armenisë. Rajoni është nën kontroll të ushtrisë armene dhe separatistëve të luftës armeno-azere, që përfundoi në vitin 1994.

Tre rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si dhe rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara Malësinë e Karabakut e trajtojnë si territor azer.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i referohet rajonit si pjesë e okupuar nga forcat armene.

Lajme të ngjashme