Francë - Fushatë presidenciale ”allaTrump” kundër medias

Sulmet ndaj medias në Francë shtohen si majtas dhe djathtas në fushatën presidenciale franceze, strategji që ngjan me atë të presidentit amerikan, Donald Trump.

681636
Francë - Fushatë presidenciale ”allaTrump” kundër medias
sosyal medya.jpg
sosyal medya sızıntı.jpg
fransa, Nantes le pen gösteri.jpg
fransa, Nantes le pen gösteri.jpg

Sulmet ndaj medias, të rritura edhe nga rrjetet sociale, shtohen si majtas dhe djathtas në fushatën presidenciale franceze, strategji që ngjan me atë të presidentit amerikan, Donald Trump.

Kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, që proteston rregullisht kundër një trajtimi mediatik të gjykuar si militant, rriti sulmet e saj kundër pushtetit të katërt javët e fundit.

Në një manifestim në Nantë të dielën, presidentja e Frontit Nacional akuzoi gazetarët se “bëjnë fushatë në mënyrë histerike për pjellën e tyre, Emmanuel Macron”.

Në krahun tjetër të spektrit politik, kreu i të majtës radikale, Jean Luc Melenchon, që në vitin 2010 e kishte cilësuar si zanat të kalbur, rifillon kundërvënien e tij me median.

Kandidati i partisë Franca e Lirë, që ka krijuar kanalin e tij në “YouTube” për të anashkaluar median tradicionale, ka akuzuar kohët e fundit radion publike “France Inter” për “pabesi” dhe AFP-në se ka publikuar “njoftime të rreme” për sa i përket pozicionit të tij mbi Sirinë.

Në nëntor 2016, ai duke kritikuar një gazetar të “Le Monde” i cilësoi gazetarët si “opinionistë të shkretë që qëndrojnë të ngjitur me subjektet e tyre njësoj si midhjet pas shkëmbit”.

Për historianin e medias, Patrick Eveno, “sulmet kundër gazetarëve nuk janë të reja. Mund të gjejmë plot të tilla edhe në vitet ’30, madje edhe nga personalitete si De Gaulle, Pompidou apo Mitterrand”.

”Por, situata aktualisht është shumë me e dhunshme. Politikanët janë gjithnjë e më pakë të pëlqyer, po ashtu edhe gazetarët, secili përpiqet të hedhë topin tek tjetri përballë opinionit”, thekson ai.



Lajme të ngjashme