Meksiko: nuk jemi paradhomë e emigrantëve të dëbuar nga SHBA-ja

Meksika nuk do të pranojë emigrantë të paligjshëm nga vende të tjera, të cilët administrata amerikane planifikon t’i dëbojë nga vendi, deklaroi Ministri i Brendshëm meksikan.

Meksiko: nuk jemi paradhomë e emigrantëve të dëbuar nga SHBA-ja

“Ne mund të pranojmë vetëm ata që do të kërkonin strehim në Meksikë”, u shpreh Ministri i Brendshëm Miguel Angel Osorio Chong në një intervistë për “Radio Formula”.

“Ne s’mund të kthehemi në një dhomë pritjeje për ata që kërkojnë të shkojnë në SHBA”, shtoi ai.

Sipas udhëzimeve të reja të Departamentit Amerikan të Sigurisë së Brendshme, të gjithë emigrantët  e dëbuar do të dërgohen në Meksikë deri në marrjen e një vendimi lidhur me çështjen e emigrimit të tyre në SHBA.

“Meksika nuk dëshiron dhe nuk mund të pranojë emigrantë nga Amerika Qendrore”, shtoi Osorio Chong.



Lajme të ngjashme