Irani bën kërkesë për blerjen e 950 ton koncentrat uraniumi në Kazakistan

Dërgesa e fundit e koncentratit të uraniumit, do të shndërrohet në një gaz që mundëson përftimin e uraniumit të pasuruar dhe do të rishitet në Kazakistan në këtë formë.

Irani bën kërkesë për blerjen e 950 ton koncentrat uraniumi në Kazakistan

Irani ka kërkuar leje për blerjen e 950 ton koncentrat uraniumi në Kazakistan brenda një afati tre vjeçar për të zhvilluar programin bërthamor civil, njoftoi kreu i Organizatës iraniane të Energjisë bërthamore (OIEA).

Kërkesa u krye pranë institucionit përgjegjës për monitorimin e marrëveshjes bërthamore të nënshkruar në muajin korrik 2015 nga Irani dhe gjashtë fuqitë e mëdha, SHBA, Kina, Rusia, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania.

Kreu i OIEA-së, Ali Akbar Salehi pohoi për agjencinë e lajmeve “Isna” se kjo kontratë blerje do të përfundojë brenda tre vitesh në dy faza, 650 ton në dy ngarkesa dhe 400 ton në vitin e tretë.

Ai saktësoi se dërgesa e fundit e koncentratit të uraniumit, do të shndërrohet në një gaz që mundëson përftimin e uraniumit të pasuruar dhe do të rishitet në Kazakistan në këtë formë.


Fjalët Kyçe: Iran , uranium , OIEA , Ali Akbar Salehi

Lajme të ngjashme