Siri – Regjimi i Esadit bombardon opozitarët, 10 të vdekur

Në Siri, regjimi i Beshar Esadit vazhdon të bombardojë kundërshtarët në tokat e tyre, pavarësisht negociatave që vazhdojnë në qytetin Gjenevë të Zvicrës për ti gjetur një zgjidhje luftës civile 6-vjeçare në këtë vend.

Siri – Regjimi i Esadit bombardon opozitarët, 10 të vdekur

10 persona humbën jetën dhe 39 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore të djeshme kundër zonave të kontrolluara nga opozitarët në qytetin Dera, në jugperëndim të vendit.

Regjimi i Esadit ka bombarduar e djegur me bomba me napalm edhe vendbanimet civile në Haresta, që ndodhet në lindje të Damaskut.

Në këto bombardime janë plagosur shumë njerëz, godinat e marra në shënjestër nga bombat me napalm kanë marrë zjarr duke shkaktuar dëme materiale. 

Qyteti i Haresta mirëpret edhe rreth 3 000 familje, që janë larguar nga lagjja Kabun, e kontrolluar nga opozitarët dhe që më 19 shkurt u bombardua me raketa nga avionët e regjimit. 

Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Staffan de Mistura njoftoi se Rusia kishte i kërkuar regjimit të Beshar Esadit të ndërpriste sulmet ajrore gjatë negociatave të Gjenevës.



Lajme të ngjashme