Siri - Vihet nën kontroll qendra e Al Bab-it

Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria e Lirë Siriane arritën të vënë nën kontroll qendrën e qytetit Al Bab në Siri.

Siri - Vihet nën kontroll qendra e Al Bab-it

Ushtria e Lirë Siriane e mbështetur nga Forcat e Armatosura të Turqisë vënë në dorë kontrollin e qendrës së qytetit Al Bab që ndodhet në veri të Sirisë.

Pas çlirimit të qendrës së qytetit njësitë e Ushtrisë së Lirë Siriane tani po bëjnë spastrimin e qendrës nga minat dhe mjetet tjera shpërthyese të vendosura nga DAESH-i.

Komandanti i Ushtrisë së Lirë Siriane, Ahmed el Shabi, pjesëmarrës në operacionin e Al Bab-it deklaroi se “Qendra e qytetit tani kontrollohet nga opozitarët. Për shkak të minave dhe mjeteve tjera shpërthyese avancojmë në mënyrë të kontrolluar”.

Pas spastrimit të zonës mes Azezit dhe Xherablusit nga DAESH-i Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria e Lirë Siriane në kuadër të operacioneve të Mburojës së Eufratit të filluara më 24 gusht 2016 ishin nisur në drejtim të Al Bab-it.

Në vend se elementet e operacioneve të Mburojës së Eufratit të avancojnë me shpejtësi në qendër të qytetit, ato preferuan të avancojnë duke e thyer rezistencën e DAESH-it me rrethimin e Al Bab-it.

Në këtë mënyrë u parandalua humbja e jetëve të civilëve.

Deri në ditën e 184-të të këtyre operacioneve janë spastruar 1 mijë e 900 kilometra katror nga organizatat terroriste.

Ndërkaq thellësia e operacioneve arriti në 35 kilometra në brendësi të Sirisë nga kufiri i Turqisë.



Lajme të ngjashme