Gjenevë - Sot mbahen bisedimet e paqes për Sirinë

Sot pas 10 muajve ndërprerje do të mbahen bisedimet e paqes për Sirinë mes opozitarëve dhe regjimit të Esadit.

Gjenevë - Sot mbahen bisedimet e paqes për Sirinë

Sot pas 10 muajve në Gjenevë të Zvicrës do të mbahen bisedimet e 4-ta të paqes për Sirinë.

Në këto bisedime dalin në pah temat si armëpushimi e drafti i kushtetutës së re.

Me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për ti dhënë fund luftës civile 6-vjeçare në Siri palët do të takohen në Gjenevë nën patronazhin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Delegacioni i opozitarëve i ndodhur në Gjenevë për bisedime kërkoi të zhvilloj bisedime të drejtpërdrejta me regjimin e Esadit dhe të marrin pjesë në negociata.

Zëdhënësi i opozitarëve sirianë, Salim el-Muslat deklaroi se “Ndodhemi këtu për të biseduar për menaxhimin e autoritetit të plotë të tranzicionit. Nuk duam që këto bisedime të jenë sikurse ato të mëparshmet. Kësaj radhe kërkojmë takime të drejtpërdrejta dhe negociata”.

Edhe përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Steffan De Mistura në deklaratën e tij të bërë para bisedimeve tha se “Presim një ‘momentum konstruktiv’ për marrëveshje. Jemi të vendosur për ti dhënë sirianëve një shans të dytë për të negociuar në lidhje me problemet politike”.

Duke e bërë të ditur se armëpushimi i vendosur me procesin e Astanës të kryesuar nga ana e Rusisë dhe Turqisë zbatohet në masë të madhe, De Mistura theksoi se mbledhjet e Astanës përkrahin procesin politik që do të negociohet në Gjenevë.

Mistura gjithashtu kërkoi nga regjimi i Esadit ndërprerjen e sulmeve ajrore gjatë kohës deri sa zhvillohen bisedimet.



Lajme të ngjashme