OKB e shqetësuar për intensifikimin e luftimeve në Siri

Kombet e Bashkuara kanë shprehur dje shqetësimin e tyre për intensifikimin e luftimeve në rajonin e Damaskut, ndërkohë që organizata ndërkombëtare po përgatitet për bisedime të reja paqeje mbi Sirinë.

677269
OKB e shqetësuar për intensifikimin e luftimeve në Siri

Zyrtarë të OKB-së kanë marrë informacione për civilë të vrarë apo të plagosur gjatë bombardimeve në Damask”, theksoi zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq.

“Më shumë se 100 000 civilë jetojnë në këto zona”, shtoi ai.

I dërguari special i OKB-së, Staffan de Mistura ndodhet në Gjenevë, ku ai pret mbërritjen e delegacioneve që do të marrin pjesë në bisedimet për paqe mbi Sirinë duke nisur nga dita e enjte.

“Forcat e regjimit kanë dyfishuar bombardimet në periferi të kryeqytetit sirian”, sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) dhe militantëve në terren.



Lajme të ngjashme