Juncker: Britania do të paguaj kosto të lartë për dalje nga BE

Negociatat për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja do të duhet të fillojnë në mars dhe të zgjasin dy vite.

Juncker: Britania do të paguaj kosto të lartë për dalje nga BE

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker deklaroi sot se Britania e Madhe do të paguajë faturë të lartë për daljen nga Bashkimi Evropian (BE). 

Juncker sot iu drejtua përfaqësuesve të parlamentit belg dhe me këtë rast tha se BE-ja përballet me shumë kriza pas vendimit të Brexit-it dhe pas zgjedhjes së Presidentit amerikan Donald Trump. 

“Negociatat për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja do të duhet të fillojnë në mars dhe të zgjasin dy vite. Megjithatë, do të duhen vite për të rënë dakord për të gjitha detajet e marrëdhënieve të ardhshme”, tha Juncker.



Lajme të ngjashme