Suedi - Shoqatës Kulturore Islame në Goteborg i vihet zjarri

Policia vendore bëri të ditur se zjarri në Shoqatën Kulturore Islame në Kungalv ishte vënë rreth orës 02.00 pas mesnate.

Suedi - Shoqatës Kulturore Islame në Goteborg i vihet zjarri

Shoqatës Kulturore Islame, e cila përdorej edhe si faltore, në qytetin Goteborg të Suedisë i është vënë zjarri.

Policia vendore bëri të ditur se zjarri në Shoqatën Kulturore Islame në Kungalv ishte vënë rreth orës 02.00 pas mesnate dhe se ekipet e zjarrfikësve arritën ta fikin, por godina pësoi dëme të mëdha materiale.

Njoftohet se godina ku ndodhej shoqata më herët përdorej nga Unioni i Turqve Demokrat të Evropës (UTED).

Kryetari i degës së UTED-it në Goteborg, Harun Uzel deklaroi se godinën ia kishin transferuar shoqatës në fjalë para dy muajve.

“Pas kërcënimeve të marra dhe sulmeve të kryera ndaj nesh, ne ia transferuam godinën Shoqatës së Kulturës Islame në Kungalv dhe kaluam në vend tjetër. Fatkeqësisht dikush mendon se objekti ende përdorej nga ne dhe kreu sulmin në fjalë”, deklaroi Uzel.



Lajme të ngjashme