Regjimi sirian vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me PYD/PKK

Burime të sigurisë turke njoftojnë se regjimi i Esadit jo vetëm që e ndihmon organizatën të hapë kampe të reja stërvitjeje, por terroristët e plagosur i transporton me helikopterët e saj për në spitalin shtetëror në Damask.

677224
Regjimi sirian vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me PYD/PKK

Në Siri ekziston një bashkëpunim i thellë ndërmjet regjimit të Beshar Esadit dhe organizatës terroriste PYD/PKK.

Regjimi e mbështet organizatën për të ngritur kampe për stërvitjen e terroristëve edhe në vendbanimet Shejh Maksud dhe Hyllyk (Hüllük) të Halepit, pas kampeve të ngritura më parë në provincën Afrin. Regjim i gjithashtu terroristët e plagosur i transporton me helikopterët e vet në spitalin shtetëror në Damask.

Burimet turke të sigurisë njoftojnë mbi konstatimin e transportimit të terroristëve të plagosur gjatë konflikteve në provincat Kobani dhe Afrin e Haseki, të kontrolluara këto nga organizata (PYD) me avionë të regjimit në spitalin shtetëror të Damaskut. 

Sipas burimeve të sigurisë, dy të ashtuquajtur udhëheqës të lartë të organizatës terroriste separatiste PKKMalin Kandil të Irakut javën e kaluar shkuan në Siri dhe u dërguan në spitalin e Damaskut në orët e vona të natës me avionë të regjimit.

Ndërkohë, organizata terroriste PYD, zgjatim i organizatës terroriste PKK në Siri, ka ngritur një qendër stërvitjeje për terroristët në vendbanimet Shejh Maksud dhe Hyllyk, zona që ndodhen në pjesën lindore të Halepit. Më parë organizata kampe të tilla kishte ngritur edhe në Kandil dhe Afrin.

Zona Hyllyk, që në fakt është një krahinë turkmene, pas shpërnguljes së civilëve dhe opozitarëve në fund të vitit 2016 kishte kaluar nën kontrollin e PYD/PKK. Aktualisht në Hyllyk ka elementë edhe të regjimit, edhe të PYD/PKK.

Në kampin e stërvitjes të aktivizuar muajin e kaluar në Afrin me qindra terroristë trajnohen nga të huajt për përdorimin e armëve të rënda, bombave dhe teknikat luftarake.

Edhe në këto dy kampe, me qindra terroristë të tjerë i nënshtrohen një sistemi të ngjashëm trajnimi me atë në Afrin.

PYD/PKK dhe regjimi që nga fillimi i konfliktit në Siri janë përballur rrallë herë me njëri-tjetrin dhe kanë hyrë në konflikte të vogla. Bashkëpunimi i fortë mes tyre më shumë dallohet në Haseki. Organizata vazhdon ti paguajë taksa regjimit (të Damaskut) në Haseki, kontrollin e të cilin e ka marrë në dorëzim nga regjimi në fillim të vitit 2012. Regjimi mban funksionale institucionet publike, ndërsa sigurinë e realizon me forcat e veta besnike në bashkëpunim me organizatën (PYD). Po kështu edhe fusha naftëmbajtëse në Rumeyan, që kontrollohet nga PYD/PKK dhe ndodhet në verilindje të Haseki, ruhet bashkë (nga forcat e regjimit dhe ato të PYD). Një pjesë nga sasia e naftës që nxirret këtu i jepet regjimit të Esadit.



Lajme të ngjashme