Qipro – Lideri turk i ishullit vendos kushte për rifillimin e negociatave

Mustafa Akinci paralajmëroi të hënën se nuk do të rinisë negociatat me grekoqipriotët për një ribashkim të ishullit nëse ata nuk shpallin të pavlefshëm vendimin e Parlamentit të tyre për evokimin e Enosis-it në shkolla...

Qipro – Lideri turk i ishullit vendos kushte për rifillimin e negociatave

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akinci, paralajmëroi të hënën se nuk do të rinisë negociatat me grekoqipriotët për një ribashkim të ishullit nëse ata nuk shpallin të pavlefshëm një tekst mjaft të diskutueshëm, votuar së fundmi nga Parlamenti i tyre.

Ky votim i Parlamentit grekoqipriot përfshin në shkolla kujtesën e një referendumi të organizuar nga Kisha Ortodokse e Qipros në vitin 1950 në ishull, asokohe nën dominimin britanik, ku qipriotët grekë votuan masivisht pro bashkimit me Greqinë.

Siç është përcaktuar në tekstin e votuar më 10 shkurt me iniciativë të një partie të ekstremit të djathtë, ky referendum, edhe pse duhet injoruar, do të përkujtohet me solemnitet në klasat e dyta të ciklit të ulët, ku nxënësit do t’i kushtojnë disa minuta kohë për të mësuar dhe për të lexuar broshura në lidhje me "Enosis" apo bashkimin me Greqinë.

"Fillimisht, lideri grekoqipriot, Nicos Anastasiades, do t’i dërgojë popullit turkoqipriot dhe mbarë botës një mesazh të qartë, i cili konfirmon se nuk do të mbështesë këtë vendim (votë). Së dyti, ky i fundit duhet të shpallet i pavlefshëm", deklaroi lideri qipriot turk, Mustafa Akinci, në një dalje publike.

"Në të kundërt, nuk do të jetë e mundur të shënohen hapa përpara në negociata", paralajmëroi ai.



Lajme të ngjashme