Putin: NATO përpiqet të na përfshijë në konflikt

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin duke u justifikuar se NATO-ja po e “provokon” vazhdimisht Rusinë, tha: "Ata po bëjnë përpjekje për të na përfshirë brenda një konflikti”.

Putin: NATO përpiqet të na përfshijë në konflikt

Gjatës fjalës në një takim me Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) në Moskë, Putini duke iu referuar takimit të NATO-s korrikun e kaluar në Varshavë tha: "Në këtë takim Rusia për herë të parë nga 1989-a e këtej është pranuar si një kërcënim i sigurisë për NATO-n dhe frenimi i Rusisë është pranuar si një mision zyrtar”. 

Putin theksoi se NATO nën udhëheqjen e vendeve kryesore të Aleancës është duke e përshpejtuar procesin e vendosjes së armëve strategjike dhe konvencionale përtej kufijve të saj. "Ata po e provokojnë Rusinë, ata po përpiqen të na fusin në një konflikti”, vlerësoi kreu i Kremlinit. 

Putin e akuzoi NATO-n për ndërhyrje në punët e brendshme të Rusisë dhe për destabilizimin e saj, duke e cilësuar këtë si diçka “shqetësuese”.  

Duke lënë të kuptohet se rivendosja e dialogu ndërmjet shërbimit informativ rus dhe shërbimeve të inteligjencës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe të vendeve të tjera anëtare të NATO-s do të ishte në dobi të të gjitha palëve. Pastaj Putin e vazhdoi kështu fjalën e tij:

"Nuk Rusia përgjegjësi për dialogun e prishur me shërbimet sekrete të vendeve të tjera. Për luftën kundër terrorizmit global ka nevojë për sigurimin e një bashkëpunimit ndërmjet të të gjitha vendeve dhe institucioneve ndërkombëtare. Pasi ndarja e një informacioni shumë të vogël në lidhje me financimin e terrorizmit ose terroristët do ta rriste në raporte të rëndësishme efektivitetin e përpjekjes tonë të përbashkët. Për shkak të konkurrencës ushtarako-politike dhe ekonomike të fuqive globale dhe rajonale vazhdojnë ende konfliktet e përgjakshme në Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë”.



Lajme të ngjashme