Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

OKB: Stabilizimi i armëpushimit në Siri, fillimi i ndryshimeve të mëdha në këtë krizë

Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, deklaroi të enjten se një sukses i mundshëm i Turqisë, Rusisë dhe Iranit në stabilizimin e armëpushimit në Siri do të ishte fillimi i ndryshimeve të mëdha në këtë krizë...

OKB: Stabilizimi i armëpushimit në Siri, fillimi i ndryshimeve të mëdha në këtë krizë

Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, deklaroi të enjten se një sukses i mundshëm i Turqisë, Rusisë dhe Iranit në stabilizimin e armëpushimit në Siri do të ishte fillimi i ndryshimeve të mëdha në këtë krizë.

Staffan de Mistura falënderoi vendet në fjalë për përpjekjet e tyre në bisedimet e Astanës për zgjidhjen e krizës siriane, pas një takimi në Moskë me ministrin e Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoygu.

“Në rast se ju, bashkë me Turqinë, Iranin dhe Sirinë, arrini të siguroni stabilitetin e armëpushimit në Siri, atëherë kjo situatë do të jetë fillimi i ndryshimeve të mëdha në krizën e sipërcituar”, tha përfaqësuesi special i OKB-së.

Ai vuri në pah gjithashtu se dhuna në Siri ka shënuar një rënie të dukshme.

“Në Astanë kemi trajtuar shumë çështje dhe realizuar bisedime, që mund të rezultojnë mjaft të dobishme. Përse? Sepse fillimisht duhet të garantohet armëpushimi. Ne, së bashku me Turqinë, kemi vërejtur një pakësim të dukshëm të dhunës në Siri që nga çastet e para të nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit. Ky është një lajm shumë i mirë”, u shpreh De Mistura.

Ndërkaq, në kryeqytetin e Kazakistanit po fillon raundi i dytë i bisedimeve për t’i dhënë fund luftës civile gati 6-vjeçare në Siri, një iniciativë e ndërmarrë me propozimin e Turqisë dhe Rusisë si dy vende garantuese.

Pas bisedimeve bilaterale, palët do të kalojnë në negociatat zyrtare.

Krahas monitorimit të armëpushimit në Siri dhe sigurimit të stabilitetit në disa zona të caktuara, gjatë negociatave në Astanë do të merren në shqyrtim po ashtu hapat për miratimin e propozimeve në lidhje me forcën e bashkëveprimit dhe për fuqizimin e armëpushimit.

Në tavolinën e bisedimeve janë edhe opsionet e sanksioneve për t’u aplikuar në rast shkeljesh të marrëveshjes, që do të arrihet.

Raundi i parë i negociatave në kryeqytetin e Kazakistanit përfundoi me vendimin për të formuar mekanizmin tresh të monitorimit, ndërkohë që më datë 6 shkurt, sërish në Astanë, u realizuan bisedime teknike për fuqizimin e armëpushimit, për situatën e refugjatëve dhe për transferimin e civilëve në zonat e sigurta.

Bisedimet e 6 shkurtit u realizuan me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Turqisë, Rusisë, Iranit, Kombeve të Bashkuara dhe për herë të parë të një delegacioni jordanez, pa praninë e palëve luftuese në konfliktin sirian.



Lajme të ngjashme