Siri - Rimerret pjesa më e madhe e al-Babit nga DAESH-i

Raportohet se me mbështetjen e njësive speciale nga toka dhe të zjarrit të dendur nga ajri është vendosur kontrolli në pjesën më të madhe të al-Babit.

Siri - Rimerret pjesa më e madhe e al-Babit nga DAESH-i

Në operacionin e Forcave të Armatosura Turke “Mburoja e Eufratit”, që vazhdon në veri të Sirisë me qëllim spastrimin e kësaj zone nga elementët terroristë, janë neutralizuar 17 terroristë, pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH.

Nga ana tjetër, përmes mjeteve të mbështetjes së zjarrit janë mbajtur nën presion 194 objektiva të DAESH-it, kurse avionët luftarakë turq kanë asgjësuar 30 objektivë të shënuar të DAESH-it.

Me mbështetjen e njësive speciale nga toka dhe të zjarrit të dendur nga ajri është vendosur kontrolli në pjesën më të madhe të al-Babit.

Ndërkaq 7 pjesëtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane kanë rënë dëshmorë në një sulm me autobombë të DAESH-it.

Kurse në sulmin e DAESH-it ndaj një baze të përkohshme ushtarake në jug të al-Babit janë neutralizuar 8 kamikazët e pajisur me jelekun me eksplozivë në trup, para se këta të mbërrinin në bazë.

Njoftohet se njësitë turke, që gjendeshin në bazën e përkohshme, nuk kanë pësuar dëmtime në këtë sulm.



Lajme të ngjashme