Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Lidhja Arabe dënon vendimin për ndalimin e ezanit në Izrael

Lidhja Arabe dënoi miratimin që komisioni i ligjeve në parlamentin e Izraelit (Knesset) i bëri projektligjit që ndalon thirrjen e ezanit me altoparlant në orare të caktuara të ditës.

Lidhja Arabe dënon vendimin për ndalimin e ezanit në Izrael

"Dënojmë përpjekjen e qeverisë pushtuese për të legjitimuar ndalimin e thirrjes së ezanit dhe politikën e saj dirigjuese, e cila do të pengojë bisedimet për zgjidhjen me dy shtete në rajon dhe do të shkaktojë më shumë komplikacion dhe destabilitet në rajon”, - thuhet në komunikatën e Lidhjes Arabe, e cila ia ngarkon Izraelit përgjegjësinë për pasojat që do të sillte zyrtarizimi i një projektligji të tillë.

Lidhja Arabe bën apel për të zbatuar sanksione kundër Izraelit.  

Projektligji që ndalon thirrjen me altoparlant të ezanit të mëngjesit, i hartuar nga ligjbërësit ekstremistë në Izrael dhe i miratuar nga Komisioni i Ministrisë për Çështjet Ligjore, pritet të votohet në seancën e të mërkurës (15 shkurt) të punimeve në parlamentin izraelit, Knesset. 

Për të hyrë në fuqi projektligji, i cili parashikon ndalimin e thirrjes së ezanit me altoparlant nga xhamitë, me pretendimin se “kjo shkakton ndotje akustike”, duhet që në parlament (Knesset) të mbahen 3 seanca të ndryshme. Projektligji në fjalë ka ngjallur reagime të mëdha të palestinezëve dhe botës islame. Deri tani ky rregullim ligjor është sjellë disa herë në rend të ditës, por nuk ka kaluar asnjëherë për votim në parlament (Knesset).



Lajme të ngjashme