Siri – Opozitarët marrin 40% të al-Babit, përparojnë drejt Tadifit

Raportohet se forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane të mbështetura edhe nga ushtria turke kanë hyrë në al-Bab dhe kanë marrë në kontroll mbi 40% të qytetit.

tsk El Bab'da strateji̇k tepeler ele geçirildi.jpg

Ushtria e Lirë Siriane (ULS) me mbështetjen e ushtrisë turke (TSK), deri më tani ka arritur të marrë kontrollin deri në 40 për qind të qytetit Al-Bab.

Me përparimin në jug të qytetit, Ushtria e Lirë Siriane ka penguar edhe hyrjen e forcave të regjimit në këtë qytet.

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i agjencisë Anadolli (AA) në Al Bab, thuhet se ushtria turke dhe ULS po vazhdojnë të përparojnë në perëndim dhe jug të qytetit. 

TSK dhe ULS kanë hyrë në qendër të qytetit nga ana perëndimore, duke marrë nën kontroll xhaminë Zemzem, qendrën sportive, godinën e Partisë Baas, spitalin Hikme, tregun dhe pjesën e depove.

Në këtë mënyrë ULS pas marrjes nën kontroll të disa kodrave të rëndësishme si Shejh Akil dhe të tjera, mundi të hyjë 1.5 kilometra në brendësi të qytetit.

Ndërkohë duke përparuar në jug, ULS ka marrë nën kontroll pika të rëndësishme duke arritur deri në kryqëzimin, i cili të çon në Tadif.

Sipas përllogaritjeve, ULS dhe TSK ka nën kontroll 40 për qind të territorit të Al Bab-it.

Në kuadër të ofensivës "Mburoja e Eufratit", TSK dhe ULS në vend që të përparonin në qendër të qytetit, zgjodhën ta rrethojnë atë duke mënjanuar kështu humbjet në radhët e civilëve.

Me marrjen nën kontroll të kryqëzimit, që lidh qytetin al-Bab me atë të Tadifit, është penguar mundësia e hyrjes së regjimit në këtë qytet.

Avionët rusë që prej 20 janarit ishin duke goditur pozicionet e organizatës terroriste në jug të Al Bab-it, duke i hapur rrugën kështu regjimit që të hynte në këtë qytet, ndërsa synimi parësor i regjimit ishte Tadifi.

Forcat e regjimit ende nuk kanë mundur të futen në qendër të Tadifit, ndërsa Rusia më parë deklaroi se forcat e regjimit kishin marrë këtë qytezë.

Në kuadër të ofensivës që vazhdon, njësitë e ushtrisë turke dhe të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) kanë arritur të pastrojnë nga organizatat terroriste një territor me sipërfaqe rreth 1 mijë 927 kilometra katrorë. Ofensiva e quajtur “Mburoja e Eufratit” ka nisur më 24 gusht të vitit 2016 dhe ka për qëllim të pastrojë veriun e Sirisë nga elementët terroristë.



Lajme të ngjashme