SHBA – Mijëra njerëz evakuohen për shkak të rrezikut të rrëzimit të një dige

Mijëra njerëz janë evakuuar për shkak të një vrimë në Digën e Liqenit Oroville në Kaliforni në Shteteve të Bashkuara (ShBA).

SHBA – Mijëra njerëz evakuohen për shkak të rrezikut të rrëzimit të një dige

Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë shkaktuar rritjen e nivelit të ujit në Liqenin Oroville, që ka edhe digën më të lartë në vend.

Ndërsa menduan të përdornin kanalin e shkarkimit me qëllim për të ulur nivelin e ujit, punonjësit dalluan një vrimë në këtë pjesë të digës. 

Autoritetet u bënë thirrje banorëve të Oroville dhe vendbanimeve përreth që të largohen nga zona dhe të shkojnë në vende më të larta, për shkak se vrima kishte filluar të rritej dhe rrezikut të përmbytjes. 

Pas vendimit për evakuim, mijëra njerëz u vunë në veprim për t’u larguar nga zona me automjetet e tyre duke krijuar në rrugë radhë te gjata. 

Zyrtarët sqaruan se gjendja e përgjithshme e digës është e mirë, por defekti në kanalin e shkarkimit përbën rrezik dhe se vazhdojnë punimet për mënjanimin e problemit.

Sipas gazetës “Los Angeles Times” kostoja për ndreqjen e defektit në digë mund të shkojë deri në 100 apo 200 milion dollarë

Guvernatori Kalifornisë me ujin e liqenit artificial Oroville, që është ndërtuar në vitin 1968, furnizon edhe sipërfaqet bujqësore, por edhe qendrat e banuara.  

Kjo është hera e parë që niveli i ujit në digë ngrihet ka shumë pas reshjeve të dendura.



Lajme të ngjashme