Zelandë e Re – Operacion shpëtimi për balenat e bllokuara në Golden Bay

Qindra balena kanë ngordhur të bllokuara në një nga plazhet e Gjirit të Artë (Golden Bay), në Zelandën e Re, ndërkohë që grupet e shpëtimit janë duke punuar për të rikthyer në ujë rreth 100 të tjera, të cilat janë ende gjallë...

Zelandë e Re – Operacion shpëtimi për balenat e bllokuara në Golden Bay

Qindra balena kanë ngordhur të bllokuara në një nga plazhet e Gjirit të Artë (Golden Bay), në Zelandën e Re, ndërkohë që grupet e shpëtimit janë duke punuar për të rikthyer në ujë rreth 100 të tjera, të cilat janë ende gjallë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Organizata për Shpëtimin e Balenave thotë se kanë qenë 416 balena të bllokuara në plazhin e Farewell Spit dhe rreth 75 për qind e tyre kanë ngordhur.

Në vitin 2015, në të njëjtin vend ngordhën rreth 200 balena, kurse 60 të tjera u rikthyen në det nga grupet e shpëtimit.

Ky në Gjirin e Artë është rasti më i rëndë që prej vitit 1985, kur në plazhet e Aucklandit mbetën të bllokuara dhe ngordhën të paktën 450 balena.

Cekëtinat e Gjirit të Artë, një nga qendrat turistike më të popullarizuara të Zelandës së Re, pengojnë shpeshherë balenat që të dalin në ujëra të thella duke shkaktuar bllokimin e tyre dhe ngordhjen e tyre.



Lajme të ngjashme