ShBA – Gjykata e Apelit pezullon dekretin e presidentit për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në vend

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, e cila kishte pezulluar zbatimin e urdhrit ekzekutiv (dekretin) e Trampit për të ndaluar hyrjen në Amerikë të qytetarëve nga shtatë vende, shumica me popullsi myslimane.

ShBA – Gjykata e Apelit pezullon dekretin e presidentit për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në vend

Gjykata Federale e Apelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka refuzuar kërkesën e administratës së Presidentit Danëlld Tramp (Donald Trump) për të mos lëshuar viza për shtetasit e shtatë vendeve myslimane.

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, e cila kishte pezulluar zbatimin e urdhrit ekzekutiv (dekretin) e Trampit për të ndaluar hyrjen në Amerikë të qytetarëve nga shtatë vende, shumica me popullsi myslimane.

Kështu, Gjykata vendosi për moszbatimin e urdhrit ekzekutiv të presidentit që ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara të shtetasve nga 7 vende “edhe sikur këta të jenë të pajisur me vizë amerikane” dhe për moslëshimin e vizave 90-ditore”.  

Në vendimin e marrë njëzëri nga paneli i gjyqtarëve është theksuar se administrata amerikane nuk ka ofruar asnjë dëshmi lidhur me zbatimin urgjentisht të ndalimit të hyrjes në Amerikë të qytetarëve nga vendet në fjalë.

Ndaj këtij vendimi të Gjykatës së Apelit Danëlld Tramp ka reaguar përmes Twitter-it.

Tramp sinjalizoi se do ta çojë vendimin në Gjykatën e Lartë, duke përdorur këto fjalë në reagimin e tij "Takohemi në gjykatë, siguria e popullit tonë është në rrezik".

Nill Gorsiç (Neil Gorsuch), kryetari i ri i Gjykatës së Lartë i emëruar nga Danëlld Tramp, komentet e Trampit në lidhje me gjykatën i kishte cilësuar si “moral-prishëse”.

Aktualisht Gjykata e Lartë ka 8 anëtarë, 4 me prirje konservatore dhe 4 me prirje liberale.

Gjykatësi Nill Gorsiç nuk do të mund të votojnë për shkak se ai nuk është miratuar ende nga Senati.

Për këtë arsye, thuhet se procesi në Gjykatën e Lartë mund të bllokohet me 4 vota përballë 4 të tjerave kundër.

Ndërkohë, prokurori i Uashingtonit, Robërt Fëgësën (Robert Ferguson) kërkoi nga Trampi që të tërheqë urdhrin e tij për të ndaluar qytetarët e shtatë vendeve myslimane të hyjnë në Amerikë.

Fëgësën tha: "Presidenti duhet ta tërheqë menjëherë këtë urdhër ekzekutiv të rrezikshëm, të shkruar me nxitim dhe që ka shkaktuar kaos në të gjithë vendin. Në qoftë se ai refuzon, unë do të vazhdoj ta ngarkoj me përgjegjësi ndaj kushtetutës."

Fëgësën theksoi se askush, përfshirë edhe presidentin, është superior ndaj ligjit në Amerikë.



Lajme të ngjashme