Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Qeveria angleze i kërkon Dhomës së Lordëve autorizimin e fillimit të Brexit

Qeveria britanike i kërkoi të enjten Dhomës së Lordëve të miratojë projektligjin për fillimin e Brexit, pas miratimit nga deputetët në seancën e parë.

Qeveria angleze i kërkon Dhomës së Lordëve autorizimin e fillimit të Brexit

“Pres nga ajo (Dhoma e Lordëve) që të bëjë punën e saj dhe të përmbushë detyrat patriotike dhe të na lejojë të avancojmë dhe negociojmë këtë marrëdhënie të re me Bashkimin Evropian”, deklaroi ministri i Brexit, David Davis, për stacionin televiziv “SkyNews”.

Deputetët e Dhomës së Komuneve miratuan të mërkurën në mbrëmje me shumicë votash tekstin me 494 vota pro dhe 122 kundër, në përfundim të debateve të shumta.

Në rast ndryshimi në Dhomën e Lordëve, që do të studiojë projektligjin duke filluar nga 20 shkurti, teksti do t’u rikthehet deputetëve, por lordët duhet, në çdo rast, ta miratojnë këtë tekst.

Titulluar “Projektligji i Bashkimit Evropian”, teksti i jep Theresa May-t pushtetin për të aktivizuar nenin 50 të Traktatit të Lisbonës, që do t’i hapë rrugën fillimit të dy viteve negociatash për daljen nga BE.



Lajme të ngjashme