Verhofstadt: Pa reforma, Bashkimi Evropian rrezikon të “zhduket”

Guy Verhofstadt, negociator i Parlamentit Evropian për Brexit-in, deklaroi të enjten se BE-ja do të përballet me rrezikun e “zhdukjes”, në rast se nuk bën reforma pa humbur kohë...

669107
Verhofstadt: Pa reforma, Bashkimi Evropian rrezikon të “zhduket”

Guy Verhofstadt, negociator i Parlamentit Evropian për Brexit-in (largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian), deklaroi të enjten se BE-ja do të përballet me rrezikun e “zhdukjes”, në rast se nuk bën reforma pa humbur kohë.

Në një intervistë ekskluzive për Korporatën Britanike të Transmetimeve (BBC), kryetari i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE) theksoi se Unioni është nën presionin e rretheve të ndryshme.

“Le t’i hedhim një shikim presionit aktual mbi Bashkimin Evropian. Në njërën anë qëndron (Presidenti i SHBA-së, Donald) Trump, i cili mendon se BE-ja do të copëtohet, kurse në anën tjetër (Presidenti i Rusisë) Vladimir Putin, që kërkon të copëtojë Unionin”, tha Verhofstadt duke tërhequr vëmendjen mbi përmasat e mëdha të problemit nga aspekti i BE-së.

Evropa – vijoni politikani belg – është njëkohësisht përballë probleme serioze si terrorizmi, rrymat ultranacionaliste brenda vetë Unionit dhe natyrisht Brexit-i.

“Rrjedhimisht, situata aktuale është një moment ekzistencial për BE-në. Ka ardhur koha për të bërë reforma. Përkundrazi, (Bashkimi Evropian) mund të zhduket”, paralajmëroi ish-kryeministri i Belgjikës në vitet 1999-2008.

Në një letër dërguar javën e shkuar kryetarëve të qeverive dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, me përjashtim të Britanisë së Madhe, Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, kishte renditur gjithashtu Donald Trumpin mes kërcënimeve të jashtme përballë Unionit.



Lajme të ngjashme