Siri - Në Idlib vriten 11 terroristë të Al Kaedës

Avionët amerikan ndërmorën sulme ndaj një godine që përdorej nga organizata terroriste DAESH.

Siri - Në Idlib vriten 11 terroristë të Al Kaedës

Në sulmin ajror të ndërmarrë nga ana e avionëve luftarak amerikan ndaj një godine në qytetin Idlib të Sirisë, për të cilët pretendohet se përdorej nga ana e organizatës terroriste Al Kaeda, janë vrarë 11 terroristë.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga zëdhënësi i Departamentit amerikan i Mbrojtjes (Pentagon), Xhef Dejvis (Jeff Davis) thuhet se më datat 3 dhe 4 shkurt janë ndërmarrë dy sulme ajrore ndaj një godine për të cilën pretendohet se përdorej për mbledhje nga ana e organizatës terroriste Al Kaeda.

Në mes tjerash thuhet se në këto sulme janë vrarë 11 terroristë në mesin e të cilëve ka qenë edhe Ebu Hani el-Misri, për të cilin pretendohet të jetë njëri prej liderëve të organizatës.

Bëhet e ditur se El Misri ka patur lidhje me liderët e tjerët të Al Kaedës si Ajman el-Zevahiri dhe Usama Bin Laden.

Në deklaratën e tij Davis shkruan se “El Misri ka trajnuar dhe dërguar në vende të ndryshme të botës me mijëra terroristë dhe ka luajtur rol në ndërtimin dhe administrimin e kampeve të Al Kaedës në Afganistan mes viteve 1980-1990. Ai gjithashtu është njëri prej themeluesve të organizatës Xhihadi Islam i Egjiptit, e cila në sulme për herë të parë përdori kamikazë”.  



Lajme të ngjashme