ShBA - Senati miratoi kandidaturën e Jeff Sessions për Sekretar të Drejtësisë

Jeff Sessions gjatë votimit në Senat u votua me 52 vota pro dhe 47 kundër.

ShBA - Senati miratoi kandidaturën e Jeff Sessions për Sekretar të Drejtësisë

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës miratoi kandidaturën e Senatorit të Alabamës, Xhef Seshëns (Jeff Sessions) për Sekretarë të Drejtësisë të ShBA-së.

Senatori Seshëns u votua me 52 vota pro dhe 47 kundër.

Gjatë votimit një anëtarë i Senatit nga radhët e demokratëve së bashku me republikanët votoi pro Senatorit Seshëns.

Paraqitja e Senatorit Seshëns si kandidat për Sekretar të Drejtësisë nga ana e Trampit (Trump) kishte shkaktuar reagime të ashpra të demokratëve për shkak të deklaratave raciste dhe diskriminuese të bëra nga senatori.

Ndërkaq Tramp akuzon demokratët për pengesë në procesin e votimit të kandidatëve për kabinetin e tij.



Lajme të ngjashme