Turi i dytë i bisedimeve në Astana do të mbahet në mes të këtij muaji

Dje në Astana u zhvilluan punimet e delegacioneve teknike me pjesëmarrje edhe të përfaqësuesve nga Rusia, Irani, Turqia dhe Kombet e Bashkuara.

Turi i dytë i bisedimeve në Astana do të mbahet në mes të këtij muaji

Ministri i Jashtëm i Kazakistanit, Kairat Abdrahmanov deklaroi se turi i dytë i bisedimeve të Sirisë do të mbahet në mes të këtij muaji në Astana.

Ndërkaq kreu i delegacionit rus, i cili merr pjesë në bisedimet e Astanas, gjeneralmajori Stanislav Gadzhimagomedov bëri të ditur se planifikohet që turi i dytë i bisedimeve të zhvillohet më datat 15-16 shkurt.

Ndërsa dje në Astana u zhvilluan punimet e delegacioneve teknike me pjesëmarrje edhe të përfaqësuesve nga Rusia, Irani, Turqia dhe Kombet e Bashkuara.

Në bisedimet e mbajtura në janar Turqia, Rusia dhe Irani kishin marr vendim për formimin e një mekanizmi tresh të mbikëqyrjes së armëpushimit në Siri.

Pritet që bisedimet e paqes për Sirinë të vazhdojnë në Gjenevë më datën 20 shkurt.



Lajme të ngjashme