AI: Regjimi i Esadit ka ekzekutuar pa gjyq 13 000 opozitarë

Organizata ndërkombëtare e aministisë “Amnesty International” ka deklaruar se në burgjet e Sirisë janë ekzekutuar pa gjyq 13 000 përkrahës të opozitarëve.

AI: Regjimi i Esadit ka ekzekutuar pa gjyq 13 000 opozitarë

Organizata aktive në fushën e të drejtave të njeriut në raportin e ri të saj pretendon se në burgun Saydnaya, që nga shtatori 2011 e deri në nëntor të 2015-ës çdo javë janë kryer ekzekutime masive.

Sipas Amnesty International (AI) këto ekzekutime janë miratuar nga autoritetet më të larta të qeverisë siriane.

Kurse regjimi sirian deri tani i ka mohuar akuzat për vrasje ose keqtrajtim të të burgosurve.

Thuhet se Amnesty International ka intervistuar 84 persona, duke përfshirë ish-gardianë, të burgosur dhe autoritete të këtij burgu.

Sipas raportit të Amnesty International çdo javë, ngandonjëherë në çdo dy javë, grupe prej 20 deri në 50 personash janë ekzekutuar në fshehtësi të plotë në burgun që ndodhet në veri të kryeqytetit të vendit, Damask.

Të arrestuarit para se të ekzekutoheshin nxirreshin në gjyqin e zhvilluar në gjykatat ushtarake, të cilat ishin themeluar në rajonin Kabun (Qaboun) për të shqyrtuar çështje penale që zgjasnin 1 deri në 3 minuta (procedim i përshpejtuar), njofton raporti i AI.

Një ish-gjyqtar ushtarak, deklaratat e të cilit zënë vend edhe në raportin e Amnesty International, thotë se të burgosurit pyeteshin nëse e kishin kryer veprën penale të supozuar, por ata shpalleshin fajtorë e dënoheshin, pa marrë në konsideratë se përgjigja e tyre kishte qenë Po apo Jo. Këto gjykata nuk kishin asnjë lidhe me parimin e sundimit të ligjit apo të shtetit ligjor, shton gjykatësi në fjalë.

Amnesty International bën të ditur se këto ngjarje do të pranohen si krime lufte. Në fillim të janarit ata (AI) kanë tentuar të kontaktojnë me autoritetet siriane për të biseduar mbi pretendimet në fjalë, por nuk kanë marrë ende një përgjigje pozitive.



Lajme të ngjashme