Në dy ditët e fundit në Detin Mesdhe janë shpëtuar mbi 1.600 refugjatë

Anijet e rojes bregdetare të Italisë dhe ato të shoqërive civile në dy ditët e fundit kanë shpëtuar në Detin Mesdhe mbi 1.600 refugjatë.

665859
Në dy ditët e fundit në Detin Mesdhe janë shpëtuar mbi 1.600 refugjatë

Në dy ditët e fundit në Kanalin e Sicilisë mes Libisë dhe Italisë në Detin Mesdhe janë shpëtuar mbi 1.600 refugjatë.

Sipas lajmit të gazetës italiane "La Repubblica", njoftohet se anija Aquarius e organizatës së shoqërisë civile e cila merr pjesë në aktivitetet e kërkim-shpëtimit në rajon këtë mëngjes është ankoruar në portin Augusta të Siçilisë me 783 emigrantë, ndërsa një anije e rojës bregdetare italiane ka dërguar në ishullin Lampedusa 59 emigrantë të cilët i ka shpëtuar. 

Ndërsa në anën tjetër mësohet se përsëri dy anije të rojës bregdetare kanë dërguar në ishullin Lampedusa 312 refugjatë të shpëtuar. Gjithashtu bëhet e ditur se edhe dy anije të tjera janë në pritje për tu afruar, ku në njërën prej anijeve ndodhen 248 dhe në tjetrën 22 emigrantë. 

Ndër të tjera në lajmin e gazetës thuhet se sipas një informacioni të dhënë nga një gjeneral libian mësohet se forcat e rojës bregdetare të Libisë kanë ndaluar një grup prej 431 emigrantësh, 70 km pranë kryeqytetit Tripoli. 

Nga pjesa e Detit Mesdhe mes Libisë dhe Italisë në vitin 2016 nëpërmjet rrugës detare kanë kaluar në Itali ilegalisht 181.405 refugjatë, si dhe po të njëjtin vit janë mbytur mbi 5 mijë persona të cilët kanë tentuar të kalonin Mesdheun.



Lajme të ngjashme