Në Astana mbahet takimi i dytë për Sirinë

Turqia me Rusinë dhe Iranin takohen sërish në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, për të biseduar edhe një herë procesin e paqes në Siri.

Në Astana mbahet takimi i dytë për Sirinë

Pritet që në takimin e Astanës të marrë pjesë edhe Përfaqësuesi Special i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura.

Kurse palët ndërluftuese në Siri nuk do të marrin pjesë në këtë mbledhje.

Në takim do të bisedohet mbi rrugët e zbatimit të armëpushimit në Siri, në kuadër të mekanizmit tresh.

Gjithashtu pritet që në takimin e dytë të Astanës të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Jordania.

Në samitin e parë për Sirinë, që u mbajt muajin e kaluar në Astana, Turqia me Rusinë kishin pranuar të ishin vende garantuese në zbatimin e armëpushimit në Siri.



Lajme të ngjashme