Francë - Le Pen fushatën zgjedhore e filloi nga Lioni
Në Francë filluan edhe zyrtarisht fushtat zgjedhore për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen me dy ture në prill dhe maj.

Liderja e të djathtës ekstreme në Francë, Marine Le Pen fushatën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në prill dhe maj e filloi në qytetin Lion (Lyon).
Krahas retorikave anti-islame Le Pen dha edhe mesazhe kundër globalizimit, ndërsa shtoi që në rast se fiton në zgjedhje do ti negocioj sërish kushtet e anëtarësimit të vendit të saj në Bashkimin Evropian (BE).
Liderja e Frontit Kombëtar, Le Pen në fjalimin e saj ku publikoi komunikatën zgjedhore, bëri të ditur që në qoftë se në negociata me BE-në nuk del ndonjë rezultat atëherë çështjen e mbetjes apo jo të vendit brenda unionin do ti paraqet popullit në referendum.
Zgjedhjet presidenciale në Francë do të mbahet me dy ture më 23 prill dhe 7 maj.
Sondazhet e opinionit publik tregojnë se Marine Le Pen do të jetë kandidatja e parë që do të mbetet në turin e dytë.
Ndërkaq kandidati i pavarur Emanuel Makron (Emmanuel Macron) është kandidati i dytë që del para pas skandalit të bashkëshortes së Fransua Filo (François Fillon) kandidatit të qendrës së djathtë.