Kirimoglu kërkon forcimin e sanksioneve ndaj Rusisë

"Të gjitha vendet duhet të ofrojnë kontribut për zgjidhjen e problemit të Krimesë", u shpreh lideri i popullit tartar të Krimesë.

Kirimoglu kërkon forcimin e sanksioneve ndaj Rusisë

Lideri i popullit tartar të Krimesë dhe deputeti i Ukrainës, Mustafa Abdulcemil Kırımoglu, duke vënë në dukje pamjaftueshmërinë e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Krimesë tha se "Këto sanksione duhet të forcohen. Të gjitha vendet duhet të ofrojnë kontribut për zgjidhjen e problemit të Krimesë".

I ndodhur në Ankara për disa takime, Kırımoğlu i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA-së ka vënë në dukje se okupuesit rusë nuk do të heqin kurrë dorë nga presionet.

Kırımoğlu, ka theksuar se regjimet okupatore mund të qëndrojnë në pushtet duke frikësuar njerëzit dhe ka shtuar më tej se "Presionet do të rriten. Zgjidhja e vetme e kësaj është çlirimi i territoreve nga okupuesit".

Duke vënë në dukje kryesisht pamjaftueshmërinë e sanksioneve të SHBA-ve të vendosura kundër Rusisë për shkak të Krimesë, Kırımoğlu, u shpreh "Këto sanksione duhet të forcohen. Të gjitha vendet duhet të ofrojnë kontribut për zgjidhjen e problemit të Krimesë. Nëse nuk i ndalojmë teksa ndodhen në Ukrainë, nesër këto mund të jenë edhe në Poloni dhe Lituani. Ne aktualisht ndodhemi në frontin e parë. Nëse nuk na ndihmojnë nesër do të jetë shumë vonë për ata."

Ndër të tjera ai është shprehur se problemi në gadishull duhet të zgjidhet me rrugë diplomatike dhe ka vënë theksuar se "ne nuk besojmë se çlirimi i Krimesë do të jetë me luftë".

“Mënyra më efektive besojmë se janë sanksionet kundër Rusisë. Por këto sanksione duhet të jenë shumë të ashpra dhe duhet të përfshihen të gjitha vendet", ka theksuar Kırımoğlu.

Ndër të tjera lideri i tartarëve në Krime, ka vënë në dukje se shpresojnë që viti 2017 të jetë viti i përfundimit të okupimit të Krimesë nga Rusia.



Lajme të ngjashme