Gjermani – SPD-ja fiton 8 pikë në sondazhe falë kandidimit të Martin Schulz

Emërimi i Martin Schulz për të drejtuar Partinë Socialdemokrate (SPD) në garën elektorale kundër Kancelares gjermane, Angela Merkel, ka gjeneruar mbështetje për partinë e qendrës së majtë...

Gjermani – SPD-ja fiton 8 pikë në sondazhe falë kandidimit të Martin Schulz

Emërimi i Martin Schulz për të drejtuar Partinë Socialdemokrate (SPD) në garën elektorale kundër Kancelares gjermane, Angela Merkel, ka gjeneruar mbështetje për partinë e qendrës së majtë.

Nëse gjermanët do të mund të zgjidhnin drejtpërdrejtë kancelarin e tyre, 50 për qind do të votonin për Schulz, sipas sondazhit më të fundit të zhvilluar nga televizioni “ARD”, ndërsa vetëm 34 për qind do të zgjidhnin Merkel.

Sondazhi “Deutschlandtrend” tregon gjithashtu një rritje për SPD-në me 8 pikë duke arritur 28 për qind.

Socialdemokratët në Evropë kanë vendosur shpresat e tyre tek Schulz, që ishte president i Parlamentit Evropian, për të rigjallëruar mbështetjen për qendrën e majtë dhe për të promovuar një mesazh të fortë proevropian.



Lajme të ngjashme