Rex Tillerson, do të jetë Sekretari amerikan i Shtetit

Senati amerikan konfirmoi të mërkurën në mbrëmje Rex Tillerson si sekretar i Departamentit amerikan të Shtetit, nën drejtimin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Rex Tillerson, do të jetë Sekretari amerikan i Shtetit

Dhoma e Lartë e Kongresit miratoi kandidaturën për kryediplomatin me 56 vota pro dhe 43 kundër, pas seancave të diskutueshme të konfirmimit që u fokusuan në lidhjet e Tillersonit në Rusi në periudhën kur ishte shefi ekzekutiv i gjigantit të naftës “ExxonMobil”.

Konfirmimi shton një post tjetër të profilit të lartë të kabinetit ndërkohë që demokratët kanë kërkuar ngadalësimin e veprimeve procedurale nga komitetet të kandidatëve të qeverisë së presidentit republikan, Donald Trump.

Katër demokratë dolën kundër partisë së tyre duke mbështetur Tillersonin.



Lajme të ngjashme