Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Izraeli njofton ndërtimin e 3.000 banesave të reja në Bregun Perëndimor

Izraeli njoftoi të mërkurën ndërtimin e 3.000 banesave të reja në territoret e pushtuara të Bregut Perëndimor, njoftimi i katërt i këtij lloji në më pak se dy javë që prej betimit të Presidentit amerikan, Donald Trump...

Izraeli njofton ndërtimin e 3.000 banesave të reja në Bregun Perëndimor

Izraeli njoftoi të mërkurën ndërtimin e 3.000 banesave të reja në territoret e pushtuara të Bregut Perëndimor, njoftimi i katërt i këtij lloji në më pak se dy javë që prej betimit të Presidentit amerikan, Donald Trump.

“Ministri i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman dhe Kryeministri Benjamin Netanyahu kanë vendosur të lejojnë ndërtimin e 3.000 njësive të reja të banimit në Judee-Samarie, emër i vendosur nga Izraeli për Bregun Perëndimor, territor palestinez i pushtuar nga Izraeli që prej vitit 1967”, njoftoi Ministria e Mbrotjes në një komunikatë.

Që prej 20 janarit dhe betimit të Trump, Izraeli i ka hapur dritën e gjelbër ndërtimit të 566 banesave në tri koloni çifute në Jerusalemin Lindor të pushtuar dhe aneksuar, ndërkohë që njoftoi edhe ndërtimin e 2.502 banesave në Bregun Perëndimor.



Lajme të ngjashme