Tusk: Udhëheqja e re amerikane, kërcënim për BE-në

Një reagim tjetër ndaj dekretit të Presidentit të ShBA-së, Donald Trump në lidhje ndalimin e hyrjes së qytetarëve dhe refugjatëve nga 7 vendet myslimane erdhi nga Bashkimi Evropian.

663133
Tusk: Udhëheqja e re amerikane, kërcënim për BE-në

Një reagim tjetër ndaj dekretit të Presidentit të ShBA-së, Danëlld Tramp (Donald Trump) në lidhje ndalimin e hyrjes së qytetarëve dhe refugjatëve nga 7 vendet myslimane erdhi nga Bashkimi Evropian.

Kreu i Këshillit Evropian, Danëlld Tusk (Donald Tusk) dërgoi letër liderëve të 27 vendeve anëtare të BE-së.

Tusk udhëheqjen e re amerikane e numëroi në mesin e kërcënimeve të jashtme ndaj BE-së.

“Ndryshimi në Uashington (Washington) me marrje në pyetje të politikave të jashtme amerikane të 70 viteve të fundit vë në pozitë të vështirë Bashkimin Evropian”, deklaroi Tusk.

Ndaj ndalimit të vizave nga ana e Trampit një reagim erdhi edhe prej Anglisë.

Ministrja e Brendshme e Anglisë, Embër Rud (Amber Rudd) deklaroi se ky ndalim është përçarës dhe i gabuar.

Ministrja Rud gjithashtu tha se ndalesa e vizave do të mund të përdoret si një mjet për propagandën e organizatës terroriste DAESH.

Ajo theksoi se ndalesa nuk ka të bëjë me myslimanët, por sidoqoftë mund të perceptohet si e tillë.



Lajme të ngjashme