Mistura: Bisedimet e paqes për Sirinë në Gjenevë janë shtyrë deri në fund të muajit shkurt

Staffan de Mistura për shtyrjen e bisedimeve kishte aplikuar pranë Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Mistura: Bisedimet e paqes për Sirinë në Gjenevë janë shtyrë deri në fund të muajit shkurt

Përfaqësuesi i Posaçëm i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura bëri të ditur se bisedimet e Sirisë për paqe të planifikuara të mbahen më 8 shkurt në Gjenevë janë shtyrë për datën 20 shkurt.

Mistura për shtyrjen e bisedimeve kishte aplikuar pranë Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Edhe ambasadori i Sirisë në Moskë, Rijad Hadad deklaroi se Mistura e kishte kontaktuar në lidhje me organizimin e bisedimeve në fund të muajit shkurt.

Përfaqësuesi i Posaçëm i OKB-së de Mistura kishte bërë të ditur se zhvillimet pozitive të mbledhjes së Sirisë të organizuar nën patronazhin e Turqisë, Rusisë dhe Iranit në kryeqytetin Astana të Kazakistanit, do të mund ti përdor edhe gjatë bisedimeve në Gjenevë.



Lajme të ngjashme