Kanada - 27-vjeçari Alexandre Bissonnette i dyshuar për sulm ndaj xhamisë

Në lidhje me sulmin me armë zjarri ndaj një xhamie në Kebek të Kanadasë, ku janë vrarë 6 persona, është kapur një kanadez me origjinë franceze.

Kanada - 27-vjeçari Alexandre Bissonnette i dyshuar për sulm ndaj xhamisë

Në lidhje me sulmin me armë zjarri ndaj një xhamie në Kebek (Quebec) të Kanadasë, ku janë vrarë 6 persona, është kapur një kanadez me origjinë franceze.

Studenti 27-vjeçar, Aleksandër Bisonet (Alexandre Bissonnette) akuzohet 6 herë për vrasje të shkallës së parë për secilën viktimë veçmas, ndërsa për 5 herë për tentim vrasje për të plagosurit.

Ndërkaq një person tjetër me origjinë marokene, i cili ishte ndaluar në cilësinë e të “dyshuarit”, tani është marr në pyetje si dëshmitar.

Aleksandër Bisonet ka qenë student i shkencave politike dhe antropologjisë në Universitetin Laval që ndodhet 3km larg nga vendi i ngjarjes.

Mediat kanadeze njoftuan se i dyshuari Bisonet kishte pëlqyer llogaritë në mediat sociale të Presidentit amerikan, Danëlld Tramp (Donald Trump) dhe lideres së Frontit Nacional Fracez, Marin Le Pen.

Fransua Deshamp  (François Deschamps), një zyrtar i institucionit të quajtur “Mirë se vini refugjatët”, deklaroi se Bisonet njihej për nga pikëpamjet e tij ekstreme të krahut të djathtë.

Ndërkohë bëhet e ditur se viktimat e sulmit të ndërmarr ndaj Qendrës së Kulturës Islame e njohur edhe si “Xhamia e Madhe e Kebekut”, janë qëlluar nga shpina.

Zëvendësi i kryetarit të qendrës, Muhammed Labidi në deklaratën e tij të bërë në lidhje me ngjarjen tha se “Kjo është një tragjedi e madhe për ne. Ndjejmë një keqardhje të madhe të papërshkrueshme”.

Duke e bërë të ditur se siguria për ata çdoherë ka qenë burim i shqetësimit të madh, Labidi tha se “Jemi kapur të papërgatitur”.



Lajme të ngjashme