Schulz do të jetë rivali i Merkelit për postin e kancelarit

Kryesia e Partisë Social Demokrate gjermane të dielën zgjodhi kryetarin e Parlamentit Evropian Martin Schulz për kundërkandidat të kancelares gjermane Angela Merkel për zgjedhjet e ardhshme në Gjermani.

Schulz do të jetë rivali i Merkelit për postin e kancelarit

Pritet që 61-vjeçari Schulz në mars të marrë kryesimin e Partisë më të fortë të qendrës së majtë Social Demokrate.

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani do të mbahen më 24 shtator të këtij viti. Mandatin e saj të katërt në krye të qeverisë do ta kërkojë edhe kancelarja aktuale Angela Merkel.

Sondazhet tregojnë se Schulz gëzon popullaritet të përafërt me Merkel.

Schulz në kulmin e krizës së refugjatëve në Evropë ishte kritik ndaj populizmit kundër emigracionit, i cili në Gjermani forcoi partinë e Alternativës për Gjermaninë (AFD), e cila ishte kundër pranimit të refugjatëve.



Lajme të ngjashme