Ministri i Jashtë irakian, Xhaferi reagoi ndaj vendimit të Trump

Reagimet ndaj dekretit të Donald Trump vijnë duke u rritur si ortek.

661748
Ministri i Jashtë irakian, Xhaferi reagoi ndaj vendimit të Trump

Vazhdojnë të vijnë reagimet ndaj dekretit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Danëlld Tramp (Donald Trump) me anë të të cilit ndalohet përkohësisht hyrja e shtetasve të 7 vendeve myslimane në vend.

Ministri i Jashtëm i Irakut, Ibrahim el Xhaferi bëri të ditur se do të thërret në Ministri ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Irak për ti përcjell pakënaqësinë në lidhje me këtë çështje.

Sipas një zyrtari irakian, i cili u prononcua për agjencinë e lajmeve “Rojters” (Reuters), Ministri Xhaferi sot ose nesër do të takohet me ambasadorin amerikan në Bagdad dhe do ti përcjell pakënaqësinë e qeverisë irakiane për ndalimin e hyrjes për 90 ditë të qytetarëve irakian në ShBA.

Ndërkaq edhe forcat e milicisë Hashdi Shabi, të cilat luftojnë kundër DAESH-it në Irak, pas dekretit të Trampit bënë thirrje që të dëbohen shtetasit amerikan nga vendi dhe të ndalohet hyrja e tyre.

Edhe lideri shii i Irakut, Mukteda el Sadr si kundërpërgjigje ndaj ShBA-së mbrojti qëndrimin se është e nevojshme që të dëbohen shtetasit amerikan nga vendi.



Lajme të ngjashme