Lavrov: Formimi i zonave të sigurta në Siri të shqyrtohen në kuadër të OKB-së

Lavrov tha se deklarata e Trampit në lidhje me formimin e zonave të sigurisë në Siri do të qartësohen pas kontakteve me Uashingtonin.

Lavrov: Formimi i zonave të sigurta në Siri të shqyrtohen në kuadër të OKB-së

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov në lidhje me deklaratën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Danëlld Tramp (Donald Trump) se “do të formoj zona të sigurisë në Siri”, deklaroi se formimi i këtyre lloj zonave do të mund të shqyrtohen në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe organizatave tjera ndërkombëtare.

Në prononcimin e tij të bërë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të organizuar në Moskë pas takimit me homologun e tij nga Eritrea, Osman Muhammed Saleh, Ministri i Jashtëm rus Lavrov tha se deklarata e Trampit në lidhje me formimin e zonave të sigurisë në Siri do të qartësohen pas kontakteve me Uashingtonin (Washington).

Duke e bërë të ditur se propozimi i Trampit për formimin e zonave në fjalë duket si një hap i hedhur në drejtim të lehtësimit të situatës së refugjatëve në Evropë me në krye në vendet fqinje, Lavrov tha: “Në qoftë se synohet krijimi i zonave ku sirianët e mbetur pa strehim do të mund të qëndrojnë për në kohë të caktuar dhe ku do të mund të marrin ndihmat, atëherë do të mund të mendohet që këto zona të formohen në koordinim me Komisariatin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR)”.  



Lajme të ngjashme