Akënxhë: Qipro ka nevojë për qëndrime të vendosura

Një Qipro, ku të gjithë do të jetojnë në barazi, liri dhe siguri, mund të krijohet me kontributet pozitive të të gjitha palëve të interesuara, ka thënë përmes një komunikate me shkrim lideri turkoqipriot, Mustafa Akënxhë.

Akënxhë: Qipro ka nevojë për qëndrime të vendosura

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Mustafa Akënxhë (Mustafa Akıncı), pasi ka deklaruar se në Qipro kanë arritur në fazën e fundit, ku ka nevojë për qëndrime të vendosura, ka thënë se me kontributet pozitive të të gjitha palëve të interesuara është e mundur krijimi i një ishulli, ku do të jetohet në barazi, liri dhe siguri.

Presidenti i RTQV, Akënxhë, përmes një komunikate me shkrim mbi procesin e vazhdueshëm të negociatave bëri të ditur se në pikat dalluese ende të pazgjidhura duhet arritur konsensusi duke mbetur brenda kritereve të realitetit dhe racionalitetit.

"Nëse ne mund të arrijmë në këtë pikë, fjala e fundit natyrisht që u takon për ta thënë të dyja komuniteteve në referendum. Por ne nuk jemi ende në atë pikë. Ne mund ta arrijmë këtë rezultat me ndihmën e dy komuniteteve dhe në veçanti të grupeve të organizuara të shoqërisë", - vlerëson Akënxhë, duke theksuar se ata pas shumë vitesh kanë arritur në një pikë shumë të rëndësishme në procesin e negociatave të Qipros.

“Pala turke e Qipros ka dhënë një kontribut shumë pozitiv në procesin që arriti deri në fazën e konferencës pesëshe që u mbajt në Zvicër me pjesëmarrjen e vendeve garantuese”, shton ai.

Mustafa Akënxhë theksoi se është e domosdoshme që të gjithë pjesëmarrësit e konferencës të vazhdojnë mbështetjen e tyre të vendosur për zgjidhjen e problemit pa e humbur vitalitetin e procesit të negociatave,

"Zgjidhja në Qipro mund të arrihet vetëm duke na u rikthyer neve brenda një kornize federale barazia politike, të cilën pala grekoqipriote na e ka privuar që nga viti 1963 dhe duke u rikthyer ne atyre një pjesë nga territoret që u janë privuar që nga viti 1974 si pasojë e luftës. Të gjitha hartat që janë bërë që nga koha e ish-sekretarit të OKB-së, Kofi Anan, e deri më sot parashikojnë që palës turke të Qipros do ti mbetet një sipërfaqe prej rreth 29 për qind të të gjithë ishullit. Edhe në këtë proces, nëse do të jetë e mundur arritja e një zgjidhjeje, rezultati do të jetë në këtë mënyrë", - sqaroi kreu i Qipros turke.



Lajme të ngjashme