Irani i kundëpërgjigjet ShBA-së me masë të reciprocitetit

Ministria e Jashtme e Iranit deklaroi se do të ndaloj hyrjen në vend të shtetasve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Irani i kundëpërgjigjet ShBA-së me masë të reciprocitetit

Irani i kundërpërgjigjet dekretit të Presidentit të ShBA-së, Danëlld Tramp (Donald Trump) me anë të të cilit ndalohet hyrja e myslimanëve të 7 vendeve.

Ministria e Jashtme e Iranit deklaroi se do të ndaloj hyrjen në vend të shtetasve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme iraniane bëhet e ditur se “Irani, me qëllim të mbrojtjes të të drejtave të qytetarëve iranian, do të veproj me reciprocitet deri sa të hiqen kufizimet me përmbajtje ofenduese ndaj qytetarëve të saj”.

Në deklaratën në fjalë, ku nënvizohet ofendimi ndaj qytetarëve të Iranit, thuhet se dekreti do të hyjë në histori si “dhuratë” për ekstremistët dhe përkrahësit e tyre.

Në dekretin e Trampit janë përfshirë Irani, Iraku, Siria, Jemeni, Libia, Somalia dhe Sudani dhe shtetasve të këtyre vendeve u kufizohen qëndrimi në ShBA me 90 ditë.


Fjalët Kyçe: Iran , ShBA , dekret , shtetas , Donald Trump , ndalesa

Lajme të ngjashme