Gjykata Federale e ShBA-së pezulloi dekretin e Trumpit

Gjykata Federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mori vendim për pezullimin e dekretit të Presidentit Trump për kufizimin e hyrjeve të shtetasve të 7 vendeve myslimane.

Gjykata Federale e ShBA-së pezulloi dekretin e Trumpit

Gjykata Federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pezulloi dekretin e Presidentit Donald Trump me të cilin ndalohej hyrja në vend e qytetarëve të 7 vendeve myslimane në vend.

Gjykata në fjalë vendosi që personat e ndaluar në aeroport gjatë hyrjes të mos ekstradohen.

Me arsyetim se dekreti mund të shkaktoj “dëme të pariparueshme” gjykatësi vendosi që qytetarët e vendeve për të cilat është vendosur kufizimi të qëndrojnë përkohësisht në vend.

Pas hyrjes në fuqi të dekretit të Trumpit në aeroportin “John F. Kennedy” të Nju-Jorkut u arrestuan 2 qytetarë irakian.

Unioni i Shoqatave Civile të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë ngritur padi për pezullimin e dekretit dhe për lirimin e dy shtetasve irakian.



Lajme të ngjashme